E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, leopardi i uritur hyn në shtëpi, plagos 4 persona

INDI- Një leopard i rritur ka plagosur katër persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
  Leopardi i uritur është futur në një banesë në qytetin Indian Guëahati në kërkim të ushqimit dhe është vërsulur fuqishëm mbi familjarët. Si pasojë dy nga viktimat e sulmit kanë përfunduar në spital me plagë të rënda në kokë dhe fytyrë.

Familjarët e alarmuar kanë mundur ta mbyllin egërsirën në një nga dhomat e shtëpisë, derisa kanë arritur ekipet e specializuara, të cilët e kanë vënë në gjumë dhe pastaj e kanë dërguar në kopshtin zoologjik në Assam për ekzaminime të mëtejshme.

Kodrinat që e rrethojnë qytetin indan Guëahati, janë të rrethuara nga një xhungël e madhe, mirëpo për shkak të zgjerimit të vendbanimeve në këtë zonë, shtëpitë kanë depërtuar në këtë pjesë të rrezikshme, ndaj banesat e shtrira në këtë pjesë të Indisë shpesh herë bien pre e sulmeve të kafshëve të egra.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›