Serbia:Nuk e heqim fletë-arrestin për Agim Çekun
BEOGRAD- Ministrja serbe e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Mallovic e ka quajtur spekulim pezullimin e një fletarrestimi për ish-komandantin e UÇK-së, Agim Çeku, aktualisht ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se kjo është e pavërtetë. ”Fletarrestimi është edhe më tutje në fuqi. Ndonëse hetimet janë zhvilluar shumë keq, me shumë lëshime, para kamerave të Radio Televisionit të Serbisë në atë kohë, kanë ndodhur krime të mëdha në zonën e përgjegjësisë së Agim Çekut”, ka thënë MalloviC.
Sipas saj, kanë pësuar shumë civilë serbë dhe robër të luftës. ”Për këto vetëm prokuroria dhe gjykata që merren me këtë temë mund të japin përgjigje adekuate”, ka thënë ajo.
(el.me/BalkanWeb)