Prokuroria kërkon burg përjetë për Arid Ukën
BERLIN-Sot në Berlin, prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm kundër 21 vjeçarit me origjinë nga Kosova, Arid Uka, i cili vjet në aeroportin e Frankfurtit qëlloi për vdekje për motive islamike ndaj ushtarëve amerikanë.
Kosovari i lindur në Frankfurt është akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe për tentativë të trefishtë vrasjeje. Më 2 Mars, në fillim të procesit, Uka pranoi fajin ku pohoi se ka qëlluar për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe dy të tjerë i ka plagosur. "Unë kam dashur t'i vras ushtarët", pati deklaruar ai.
Prokuroria pati vlerësuar se atentatori ka vepruar i vetëm dhe jo si anëtar i ndonjë organizate apo grupi. Ai ka qenë nën ndikimin e fuqishëm të propagandës së Xhihadit në internet.
Sipas shpjegimeve të tij, ai ka parë në internet sjellje brutale të ushtarëve amerikanë, të cilët tregoheshin duke plaçkitur një shtëpi dhe duke dhunuar tre vajza.
Kur,Arid Uka donte të qëllonte ndaj ushtarit të pestë, arma nuk i funksionoi. Ushtarët amerikanë ishin duke udhëtuar për në Afganistan në kuadër të misionit ISAF, prandaj atentatori i kishte vënë ata në shënjestër për t'i vrarë.
(d.b/BalkanWeb)