Greqi, Dimas flet për qeverinë dhe cështjen e emrit të Maqedonisë
ATHINE - “Qeveria e Lukas Papadhimos duhet mbështetur që të përmbushë objektivat e veta”, ky është mesazhi që jep ministri i jashtëm Stavros Dimas, njëherësh nënkryetar i Demokracisë së Re, në intervistë për gazetën "To Vima".
Dimas thekson se në këto momente nuk ka asnjë hapësirë për taktika interesash partiake dhe nënvizon se "përllogaritja e kostos politike në kushtet e sotme është një luks".
Nënkryetari i Demokracisë së Re, e cilëson situatën si shumë të vështirë, por shpreh besimin se Greqia do të mbetet në eurozonë dhe në bashkimin Europian.
"Nuk mund të pranoj se ekziston mundësia e dështimit. Askush nuk justifikohet të mos bëjë gjithçka që mundet, që qeveria të realizojë objektivat që ka ndërmarrë. Të gjithë tashmë e kanë kuptuar se cili është imperativi", thekson Dimas dhe siguron se Demokracia e Re do ta votojë marrëveshjen për kredinë e re, duke vënë në dukje se "finalizimi i marrëveshjes për kredinë përfshihet në detyrat e qeverisë dhe duhet ratifikuar në kohën e duhur".
Sa iu përket çështjeve të politikës së jashtme, shefi i diplomacisë greke thekson gatishmërinë për të mbështetur aktivizimin e procedurës së negociatave me FYROM, ndërsa paraqitet pozitiv edhe për një bashkëpunim më thelbësor me vendet e rajonit në çështje që lidhen me energjinë.
Ai nuk është përgjigjur konkretisht për pyetjen nëse Greqia frikësohet nga presioni para Samitit të NATO-s, por ka sqaruar se “Athina dëshiron që ta shohë Maqedoninë të integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian”.
“Në duart e Gruevskit është që të gjendet zgjidhje sa më parë për emrin. Në vend që të kërkojë alibi për ta akuzuar Greqinë, më mirë është që të fokusohet në bisedimet që të arrijmë deri te zgjidhja, për të mirën e të dyja vendeve”, është shprehur Ministri i Jashtëm grek, Stavros Dimas, në intervistë.