E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Otrantos, familjarët: Ikën 8 vjet, ngjarja ende mister

SHKODËR- Familjarët e 28 viktimave të tragjedisë së Otrantos ndihen të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare.

8 vite nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës, familjarët e viktimave shprehin mosbesim tek drejtësia.

Familjarët shprehen se edhe  pse kanë kaluar vite ngjarja nuk është zbardhur, ndërkohë që 8 trupa nuk janë nxjerrë ende nga ujrat e detit Jon.

“Tragjedia e madhe e 9 janarit të 2004-ës në Vlorë po kërkohet që të harrohet nga të gjithë, si nga opozita ashtu dhe pozita. Jemi më të fyer, më të poshtëruar dhe më të zhgënjyer se kurrë”. Kështu deklaruan familjarët e viktimave, të cilët që prej 8 vitesh vazhdojnë të kërkojnë trupat e zhdukur, ende kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes që vijon të mbetet e mbuluar me mister.

Më 9 janar të vitit 2004 gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Tragjedia përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›