E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, ‘treni fantazëm’përshkon 35 kmpa makinist

NEW DELHI – Një tren është vënë në lëvizje papritur pa asnjë punonjës në vagonin e drejtimit dhe asnjë pasagjer në bord, në mesnatën e së shtunës mbrëma në luginën e Kashmirit, duke përshkuar kështu përreth 35 km para se të mund të ndalonte për shkak të një tatëpjetë që hasi gjatë rrugës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat indiane sipas të cilave 5 nënpunës të hekurudhës janë pezulluar nga puna për shkak të këtij incidenti. ‘Treni fantazëm’ është vënë në lëvizje rreth orës 2 të mëngjesit nga stacioni i Anantnag pa e vënë re asnjeri.

Vetëm pak para agimit një punonjës vuri re që lokomotiva sëbashku me vagonët të cilët viheshin në punë vetëm përgjatë ditës nuk ndodheshin në stacion duke dhënë më pas alarmin. Ndërkohë ‘treni fantazëm’, pa pasagjerë në bord kishte kaluar shumë stacione pa e penguar njeri, duke përshkuar kështu përreth 35 km dhe duke u ndalur vetëm për shkak të një tatëpjete.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›