Indi, maoistët marrin peng pasagjerët e trenit
Ranki - Rreth 300 pasagjerë të një treni janë marrë sot peng nga një grup rebelësh maoistë në Indinë Lindore. Kjo ngjarje vjen në mes të zgjedhjeve legjislative që po zhvillohen në këtë vend.
Rebelët ndaluan me forcë trenin mëngjesin e sotëm në një stacion të shtetit Jharkhand, i cili është një nga bastionet e rebelimit maoist në Indi. Një oficer i policisë lokale bën të ditur se rreth 200 maoistë sulmuan trenin duke u ngjitur në të.
"Rebelët morën kontrollin e trenit dhe ne po përgatitemi për operacionin e shpëtimit të pasagjerëve, numri i të cilëve është vlerësuar në 300”, deklaroi Sarvendu Thatagat, oficer i policisë vendore.
India ka filluar që prej 16 prillit një maratonë elektorale njëmujore për zgjedhjet e saj legjislative që po zhvillohen në pesë faza deri më 13 maj.