Kanavaron e ndajnë vetëm detajet nga Juventusi
Torino - Fabio Kanavaron nga Juventusi duket se e ndajnë vetëm disa detaje të vogla. Këtë fakt e konfirmon edhe vetë presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Koboli Xhili, i cili është i vendosur për të plotësuar dëshirën e trajnerit Kludio Ranieri.
"Do të flas me Zhan-Klaud Blank, Alesio Sekon dhe Klaudio Ranierin për këtë lëvizje. Këto janë vetëm disa detaje të vogla, pasi edhe vetë Ranieri e dëshiron Kanavaron në skuadër", deklaroi presidenti Xhili për "Corriere dello Sport".
Knavaro është i mirëpritur në Torino edhe nga portieri më i mirë i të gjitha kohërave, Xhanluixhi Bufon. Kanavaro dhe Bufon kanë luajtur së bashku disa sezone për skuadrën e Juves, përpara se ajo të dërgohej në Serinë B.
Në atë moment delikat të “Zonjës së Vjetër”, Fabio Kanavaro zgjodhi të largohej drejt Realit të Madridit.