Indi, mutacioni i rrallë tek 3 motrat-ujk
INDI-Dëshirojnë me zjarr që një ditë të martohen dhe të lirohen nga qimet që u ka mbuluar fytyrën e trupin. Kjo është ëndrra e motrave-ujk që vuajnë nga një mutacion i rrallë gjenetik.
Ky rast është aq i rrallë në botë sa mund të prekë 1 në 1 miliardë njerëz.
Por, ky fat i keq u ka rënë 3 motrave indiane të cilat janë të mbuluara keqas me qime të dendura.
Savita, 23 vjec, Monisha, 18 vjec, Savitri Sangli 16 vjec, jetojnë në një fshat të vogël pranë rajonit Pune në qendër të Indisë e kanë trashëguar crregullimin e cuditshëm nga babai i tyre.
Vajzat tani përdorin një krem të bërë vetë për të hequr përkohësisht qimet, por shpresojnë që një ditë të përfitojnë financime që të kryejnë një trajtim te specializuar me lazer për të hequr në mënyrë të përhershme qimet.
Crregullimi i quajtur Hypertrichosis është tepër i rrallë. Ky mutacion i rrallë lejon qelizat të shuajnë mundësinë e rritjes së qimeve në disa zona të caktuara të trupit dhe lejojnë një rritje anormale të qimeve në pjesë të tjera, sic ndodh tek motrat indiane që u rritet leshi pranë syve, faqe, mjekër, qafë.
Nëna e 3 motrave në fakt ka dhe 3 vajza të tjera, por që nuk vuajnë nga kjo sindromë. Ajo u martua me forcë në moshën 12 vjecare me një njeri që vuante nga kjo sindromë. Sot ajo është tepër e dëshpëruar me gjendjen e vajzave dhe lutet me shpirt që bijave të saj tu largohet mallkimi i flokëve të tepërta dhe ti lejojë ato të jetojnë një jetë normale.
(d.b/BalkanWeb)