Faith Nje takim Thaci-Tadic do te ishte nje hap i madh perpara

Shefi i zyres civile nderkombetare ne Kosove Pieter Faith tha se permbyllja e pavaresise se mbikeqyrur do te ndodhe deri ne fund te vitit 2012 dhe zgjidhja perfundimtare e ceshtjes se veriut te Kosove do te mbetet ne duart e mekanizmave te tjere vendas e nderkombetare. Ne nje interviste per sherbimin shqip dhe ate serb te Zerit te Amerikes ai tha se gjate ketij viti duhet te miratohen nje numer ligjesh qe kane te bejne me mbrojtjen e trashegimise kulturore e fetare qe jane me rendesi per kishen ortodokse serbe. Ai tha se jane edhe disa ligje te tjera dhe zyra synon krijimin e nje demokracie shumetnike ne Kosove ku te gjitha komunitetet kane te drejta te barabarta per perdorimin e gjuheve. Ai tha se tash synohet perparimi ne procesin e ripajtimit duke adresuar te kaluaren dhe tere procesin e percaktimit te pergjegjesise individuale per ate qe ka ndodhur gjate kohes se dhunes ne vend te pergjegjesise kolektive.
Veriu eshte natyrisht nje ceshtje qe eshte diskutuar ne Vjene nga Grupi Drejtues Nderkombetare i cili mendon se mbikeqyrja e pavaresise duhet te permbyllet deri ne fund te vitit dhe zgjidhja politike per veriun mund te gjendet nga mekanizmat tjere sikurse edhe nga qeveria e Kosoves dhe e Serbise. Me fjale te tjera Zyra Civile Nderkombetare nuk pritet te ndihmoje ne zgjidhjen perfundimtare politike qe do te kryhet nga te tjeret.
Zoti Faith tha se i takon qeverise se Kosoves qe tu shtrije doren qytetareve ne veri ne funksion te gjetjes se nje zgjidhjeje te qendrueshme duke u nisur nga fakti se veriu do te mbetet pjese e Kosoves. Ai tha se aktualisht jane ne loje disa procese perfshire dialogun e ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian plani kater pikesh i presidentit te Serbise Boris Tadic etj. Por tha ai ka nje pajtim ne shkalle te gjere se qeverisja lokale ne veri do te jete nje nga elementet kryesore per zgjidhjen e ardhshme bashke me arritjet tjera qe do ti ofrojne komunitetit serb ne veri garancite per vazhdimin e menyres se tyre tradicionale te jetes dhe qe do te mbrojne trashegimine kulturore e fetare. Beogradi edhe Prishtina kane deshira te qarta qe te perparojne ne marredheniet me Bashkimin Evropian. shte e qarte po ashtu se Bashkimi Evropian tha ai ka hartuar kerkesa qe kane te bejne me shkallen e bashkepunimit rajonal perfshire Beogradin dhe Prishtinen qe kane te bejne me qendrueshmerine afatgjate ne Kosove dhe qe perfundimisht nuk duhet te kete konflikt te ngrire ne veri.
Mendoj se duhet lene anash titujt si statusi i posacem Ahtisaari plus autonomi sepse te gjitha keto fjale kane shume elemente qe nxisin keqkuptime zvarritje dhe nderlikime. Te fillojme duke kerkuar nga te gjithe ne kete proces fleksibilitet maksimal. Nese do te kishim kontakte te drejtperdrejta ndermjet autoriteteve te Prishtines dhe komunitetit serb ne veri do te ishte nje hap i rendesishem perpara sepse ne ate menyre ne do te degjonim nga perfaqesuesit ne veri se cfare saktesisht duan ata. Nese do te kishim kontakte te drejtperdrejta sy me sy ndermjet kryeministrit Hashim Thaci dhe presidentit Boris Tadic do te ishte po ashtu nje hap i madh perpara. Te gjithe po flasin per kushte rreth ketij takimi por mbase ne nje te ardhme do te kete nje pajtim per takim pa kushte sic ka ndodhur me pare ne histori. Nuk jam pa shprese. Ne duhet te mbetemi te angazhuar dhe te punojme shume per nje rezultat me te mire por te gjithe pajtohen se gjerat nuk mund te mbeten ashtu sic jane aktualisht.
Zoti Faith eshte i bindur se referendumi i paralajmeruar nga perfaqesuesit serbe ne veri per javen e ardhshme ku qytetaret do te deklaroheshin nese pranojne apo jo institucionet e Prishtines nuk do te kete ndonje ndikim.
Nuk jam i sigurt nese ka shume rendesi. Mund ta marre me mend se cili do te jete rezultati Por me duhet te jem i qarte me ju. Rezultati nuk do te njihet nga autoritetet ketu as nga organizata qe une e drejtoj as nga Bashkimi Evropian e as nga Kombet e Bashkuara.
Ai tha se eshte shume e qarte se cfare deshiron komuniteti nderkombetare dhe cilat jane kerkesat minimale per ndikimin e Beogradit ne veriun e Kosoves.
Beogradi duhet te terheq pranine e tij policore te sigurise dhe te zbulimit nga veriu sepse prania dhe veprimi i tyre ne veri jane shkelje e qarte e Rezolutes 1244. eshtja e dyte eshte se ne fushat e shendetesise dhe arsimit strukturat nepermjet te cilave Beogradi mund te ndihmoje popullaten serbe ne veri mund te vazhdojne por ne menyre transparente dhe kjo eshte kerkese edhe e Bashkimit Evropian sepse duhet te kete llogaridhenie ne levizjen e burimeve financiare. Ne nje pike do te donim te shihnim udheheqje te re ne veri. Kjo nuk do te thote se kryetaret aktual te komunave te zgjedhur ne kuader te nje autoriteti tjeter ligjor nga ai i Kosoves nuk mund te kandidojne ne zgjedhjet e ardhshme. Por ne shpresojme se edhe personalitete te tjera mund te jene kandidat. Kjo eshte nje perpjekje per te zbatuar vlera te njejta ne veri sikurse ne Kosove ne Serbi dhe vende te tjera te rajonit. Ky eshte procesi qe pres ne te ardhmen.
Zoti Faith beson nderkaq ne rifillimin e shpejte te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te cilat kane ngecur per shkak te mospajtimeve rreth pjesemarrjes se Kosoves ne forumet nderkombetare.
Mendoj se shume trysni dhe energji eshte angazhuar per te siguruar rezultate vecanerisht sa i perket bashkepunimit rajonal si dhe per menaxhimin e kufijve dhe ceshtjet tjera teknike. Po ashtu ka nje interesim per te pare zbatim serioz te tyre. Kjo ndodhe ne nje periudhe kur Serbia synon statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian dhe Kosova synon me shume mbeshtetje nga Bashkimi Evropian. Pra te dyja palet kane arsye te ndihmojne perparimin e ketij procesi dhe shpresoj se do te shohim rezultate shume shpejt.
Zoti Faith beson ne nje kompromis ndermjet qendrimeve te te dyja paleve. Beogradit qe ngule kembe qe kjo te ndodhe ne pajtim me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe Prishtines qe hedh poshte nje mundesi te tille.