E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith, referendumi në veri të Kosovës pa vlerë

KOSOVE- Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, tha se përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur do të ndodhë deri në fund të vitit 2012 dhe zgjidhja përfundimtare e çështjes së veriut të Kosovë do të mbetet në duart e mekanizmave të tjerë vendas e ndërkombëtarë.

Feith tha se i takon qeverisë së Kosovës që t’u shtrijë dorën qytetarëve në veri në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme, duke u nisur nga fakti se veriu do të mbetet pjesë e Kosovës.

“Nëse do të kishim kontakte të drejtpërdrejta, sy më sy, ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit Boris Tadiç, do të ishte po ashtu një hap i madh përpara”,- shprehet Feith duke theksuar se të gjithë po flasin për kushte rreth këtij takimi, por mbase në një të ardhme do të ketë një pajtim për takim pa kushte, siç ka ndodhur më parë në histori.

Feith është i bindur se referendumi i paralajmëruar nga përfaqësuesit serbë në veri për javën e ardhshme ku qytetarët do të deklaroheshin nëse pranojnë apo jo institucionet e Prishtinës, nuk do të ketë ndonjë ndikim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›