Vazhdon te rendohet gjendja ne Shqiperine veriore per shkak te motit te keq
Ka vazhduar edhe sot te rendohet situata ne zonen Veriore te Shqiperise ku nje pjese e akseve kombetare jane ende te bllokuara se bashku me pjesen me te madhe te rrugeve rurale. Komunat malore vazhdojne te jene te izoluara nga debora dhe ngricat nderkohe qe po shfaqen edhe emergjencat shendetesore dhe ushqimore. Ne mesdite ne qytetin e Pukes eshte mbledhur Shtabi i emergjence ku ka marre pjese edhe Ministri i Brendshem Bujar Nishani. Po sot ne Shkoder ka arritur edhe nje helikopter i Ministrise se Brendeshme i cili eshte vene ne dispozicion te emergjencave ne zonen e thelle malore te Dukagjinit.