Indi, në kërkim atentatori i diplomatit

Ministri i Brendshëm i Indisë, P Chidambaram ka deklaruar se një person shumë i stërvitur kreu sulmin e së hënës ku mbeti i plagosur një diplomat izraelit në kryeqytetin Nju Delhi.
Ministri tha se një motoçiklist kaloi prapa makinës dhe vendosi eksplozivin në derën e pasme të automjetit të diplomatit.
Pothuajse në të njëjtën kohë, një bombë në një makinë diplomatike izraelite në Tbilisi të Gjeorgjisë u gjet dhe u çaktivizua.
Irani ka mohuar akuzat e Izraelit se Teherani fshihet pas atentateve. Ndërkohë, nga shpërthimi në Nju Delhi tre persona të tjerë mbetën gjithashtu të plagosur.
Chidambaram nënvizoi se policia po skanon pamjet e regjistruara nga kamerat me qark të shkurtër, por deri tani nuk ka një imazh të qartë të motorit apo motoçiklistit.
Autoritetet indiane kanë qenë në kontakt me autoritetet izraelite dhe i kanë garantuar ato se India do t’i gjejë autorët e atentatit, që ka ngritur tensionet në Lindjen e Mesme.