E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH, marrëveshje me Zyrën e Auditorit të Kosovës

Nënshkruhet sot memorandumi i bashkëpunimit mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Zyrës së Auditorit të Kosovës. Në fjalën e tij, kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj ka theksuar se marrëveshja ndërmjet dy institucioneve vjen dhe në rrjedhë marrëveshjesh që institucionet e larta të Shqipërisë dhe Kosovës kanë nënshkruar në këto vite.

“Kjo do të jetë marrëveshje pune, e ndjekur nga një plan veprimi vjetor, që do t`i shërbejë ngritjes profesionale të stafit të dy institucioneve tona, krijimit të fizionomisë moderne që edhe KLSH e Shqipërisë dhe Zyra e Auditorit të Kosovës kanë si ambicie të tyre në kuadër të përditësimit të standardeve ndërkombëtare dhe mbi të gjithë në atë detyrë që respektivisht Kushtetuta na obligon” theksoi Leskaj.
 

Nga ana e tij kreu i Zyrës së Auditorit të Kosovës Lars Lage Olofsson ka theksuar se ky memorandum bashkëkunimi është shumë I rëndësishëm për të dyja vendet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›