E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxhit, në qendër të takimit Kinë-BE

Udhëheqësit e Kinës dhe Bashkimit Europian do të takohen në një samit ku do të diskutohet për krizën e borxhit Europian. Kryeministri Wen Jiabao do të takojë Presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe kreun e Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, në Pekin.

Gjithashtu mund të diskutohet edhe çështja e Sirsië e Iranit, si dhe refuzimi nga ana e kompanive ajrore kineze për të paguar një taksë të BE-së. Por tema kryesore pritet të jetë kriza financiare në Europë dhe se sa Kina mund të jetë në gjendje të ndihmojë. "Çështja e borxhit është në një pikë kritike," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Liu Weimin. Dy liderat gjithashtu të mërkurën do të takohen edhe me presidentin, Hu Jintao.

Presidentët e tetë shteteve të Bashkimit Europian kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë të të krizës financiare që ka pllakosur kontinentin dhe që po kërcënon të ardhmen e Greqisë në eurozonë.Presidenti portugez Anibal Savako Silva tha se ai do të donte që fjala “krizë” të mos lidhet më me bllokun europian, sepse sipas tij “po vë në hije çështjet tjera të rëndësishme, të cilat kërkojnë vëmendje”. Ndërsa më herët, gjithashtu edhe presidenti italian Napolitano kërkoi “një valë të re të rritjes së qëndrueshme” për tërë Europën.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›