E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, policia arreston të dyshuarin për sulme në Nju Delhi

Policia indiane ka arrestuar personin, që ka dërguar e-mailin në emër të grupit islamik, duke pretenduar përgjegjësinë për sulmin me bombë të javës së kaluar në Nju Delhi. I dyshuari, operator kompjuteri, është kapur në Gujart.
 

Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 76 janë plagosur në sulmin pranë Gjykatës së Lartë. Dy grupe kanë marrë përgjegjësinë për sulmin: Harkad il-Xhihad al-Islami (Huji) dhe Muxhahedinët e Indisë.
 

Polcia tha se me arrestimin e 23-vjeçarit në Gujart, e-maili nga Muxhahedinët e Indisë doli të jetë vepër e falsifikuar. Policia po mban pesë të dyshuar në lidhje me emailin nga Huji, i cili është dërguar nga një kafe interneti në Kashmir.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›