E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Të shmanget falimentimi i Greqisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar shmangien e falimentimit të Greqisë. “Prioriteti absolut është evitimi i një falimentimi sepse kjo nuk do të godiste vetëm Greqinë por rreziku do të ishte për të gjithë ne, ose të paktën për pjesën më të mirë të vendeve të Eurozonës”, është shprehur Merkel në një intervistë.
 

Por, kancelarja nuk ka komentuar fjalët e ministrit të Ekonomisë, Philip Rosler, i cili ditën e hënë ka hapur mundësinë e një falimentimi të Greqisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›