E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarët amerikanë: Al-Kaida ende s`ka marë fund

Dy zyrtarët më të lartë të shërbimeve të zbulimit në Shtetet e Bashkuara thonë se rrjeti Al-Kaida është më i dobët dhe shërbimet amerikane të zbulimit tashti janë më të fuqishme, që prej sulmeve të 11 shtatorit dhjetë vjetë më parë, por terroristëve ende nuk u ka ardhur fundi.

Në javën e tij të parë të punës si shef i CIA-s, Dejvid Petreus, ka thënë se humbjet e fundit të Al-Kaidas kanë hapur një dritare të re të dobësisë, që duhet shfrytëzuar.
 

Duke folur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Petreus ka parashikuar se liderët e Al-Kaidas mund të zhvendosen nga Afganistani apo të tërhiqen fare nga Azia Jugore për t`i ikur CIA-s.

Petreus dhe shefi i Zbulimit Kombëtar, Xhim Kllepër, kanë thënë se celulat e Al-Kaidas në Jemen dëshmojnë se ato janë më të guximshme në veprimet e tyre dhe më të rrezikshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›