E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore, njeh Këshillin Tranzitor të Libisë

Banka Botërore ka njohur sot legjitimitetin e Këshillit Kombëtar Tranzitor të Libisë si qeverinë zyrtare të këtij vendi. Drejtori menaxhues i Bankës Botërore, Sri Muliani Indravati, ka thënë se janë të gatshëm për mbështetjen ndaj popullit të Libisë.
 

“Ekspertët tanë kanë filluar të koordinohen me partnerët e tyre tashmë dhe jemi duke lëvizur me hapa të përshpejtuar për të filluar punën”, ka thënë Indravati. Banka Botërore është institucioni i fundit ndërkombëtar që njeh KKT-në si autoritetin legjitim të Libisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu e ka njohur legjitimitetin e këtij Këshilli.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›