E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë - Maqedoni marrëveshje për demarkacionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup e ka përshëndetur "marrëveshjen dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për përfundimin e demarkacionit të kufirit ndërmjet dy vendeve.

Në njoftim thuhet se "udhëheqësitë e dy vendeve kanë treguar vendosmëri të madhe dhe kanë bërë hap të rëndësishëm në drejtim të sigurimit të stabilitetit në rajon".

"Ne e presim vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve", thuhet në komunikatën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjetë Kosovës ddhe Maqedonisë për demarkacionin e plotë dhe përfundimtar të kufirit të tyre të përbashkët është hap historic, i cili e përmirëson stabilitetin rajonal-ka thënë Përfaqësuesi Ndërkombëtar, Pieter Feith.

" Dua të përgëzoj qeverine e Kosovës dhe atë të Maqedonisë për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit. Si përfaqësues Ndërkombëtar në Kosovë dua të përgëzoj edhe kryeminstrin Hashim Thaçi për rolin e tij të rëndësishëm në këtë proces. Ata e kanë përfunduar punën e tyre në kuadër të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin" u shpreh më tej Feith.

Kjo marrëveshje sipas Faith paraqet një arritje historike, e cila do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›