Obama dhe Bush, apel amerikanëve për përmirësimin e shërbimeve publike
Presidenti aktual i SHBA-së Barack Obama së bashku me ish-presidentin Bush (i vjetri) lëshuan një apel ditën e premte për rinovimin e shërbimeve publike. Sipas Obamës administrata e tij nuk mund të ketë arritje të suksesshme për përmirësimin e shërbimeve publike në rast se nuk do të ishte dhe do të mungonte dëshira dhe vullneti i komunitetit.
Obama e dha këtë deklaratë gjatë vizitës së tij në librarinë "Bush" e cila është pjesë e Texas A&M University. Ish-presidenti Bush pohoi se kjo konferencë e përbashkët nuk ishte organizuar për çështje politike, por kishte për qëllim të promovonte voluntarizmin e komunitetit.
"Shërbimet nuk janë dytësore në prioritetet e administratës që unë drejtoj. Por ato janë pjesë shumë e rëndësishme e interesave tonë kombëtare." - pati pohuar Obama gjatë fjalimit të inagurimit si president në muajin janar të këtij viti. Që prej marrjes së detyrës Obama ka nënshkruar një ligin me emrin "Shërbimin dhe aksionin e Amërikës", me anë të këtij ligji presidenti amerikan zgjeroi programet kombëtare të shërbimit sidomos për moshën e tretë.
I biri i Bush (i vjetri), dhe parardhësi i Obamës George W. Bush nuk ishte i pranishëm në takimin që u organizua në Texas A&M University.