Indi, skuadrat e policisë shpëtojnë 93 persona
Bombei -Deri më tani në nga hoteli Trident në Indi janë shpëtuar 93 persona, njoftoi sot policia indiane. Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën, ku qindra njerëz u morën peng në hotel nga grupe të armatosura në qytetin Bombei. Njoftimin e mësipërm, policia e bëri me anë të një pjesëtari të saj, i cili foli me altoparlant nga ambientet jashtë hotelit luksoz indian.
Bilanci më i fundit i viktimave është 130 persona të vdekur. "Kemi njoftime për 130 të vdekur dhe të paktën 250 të plagosur'', deklaroi një zyrtar i lartë i policisë indiane.
Bilanci më i fundit i viktimave është 130 persona të vdekur. "Kemi njoftime për 130 të vdekur dhe të paktën 250 të plagosur'', deklaroi një zyrtar i lartë i policisë indiane.