PS: Basha të dorëhiqet
Tiranë (start)-Zëdhënësja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli, tha sot për mediat se ministri i Jashtëm Lulzim Basha sfidoi hapur drejtësinë duke mos u paraqitur në Prokurori, për të dhënë shpjegime për akuzën më të madhe të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës që ka njohur ky vend në 18 vjet demokraci.
“Me aktin e tij arrogant dhe kërcënues ai kërkon t'ju imponohet organeve të drejtësisë dhe t'ju tregojë atyre se ato nuk mund të veprojnë mbi të apo shokët e ekipit të tij qeveritar, pasi kanë për mbrojtës një kryeministër që urren në palcë fjalën drejtësi apo pavarësi të gjyqësorit, kurdo që kjo e fundit del jashtë "vathës" së tij qeveritare apo akuzon ndonjë syresh të "oborrit" kryeministror”-tha Kodheli.
Më tej, Kodheli shtoi se qëndrimi i ministrit Basha ndaj prokurorisë u tregon shqiptarëve se ai është në postin e ministrit për t’i shërbyer klanit të tij qeveritar dhe për të mbuluar gjurmët e korrupsionit masiv me paratë publike që fillojnë në ish ministrinë që ai drejtonte dhe përfundojnë në qeverinë ku ai bën pjesë, dhe për këtë qëllim ai duhet të largohet nga ky post. Në fund të deklaratës zëdhënësja e selisë rozë ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm.