E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshoski tërhiqet nga detyra e ministrit të jashtëm

Shefi i deritanishëm i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi sot se tërhiqet nga detyra për arsye personale.

Ai nuk do të ushtrojë detyrën e ministrit të jashtëm në qeverinë e re, edhe pavarësisht zërave se ai ishte një nga ministrat e sigurt në kabinetin e ri të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Milloshoski në një konferencë për gazetarët deklaroi se tërhiqet për arsye personale dhe dëshiron të kalojë kohën me familjen e tij. "Tërë kohën nëpër aeroporte, dhe shumë pak kohë në shtëpi", ishte arsyetimi i Milloshoskit.

Ai do të mbetet deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe do të jetë kryetar i komisionit parlamentar për politikë të jashtme. Nga ana tjetër, në radhët e VMRO-DPMNE nuk dihet se kush do të jetë zëvendësuesi i Milloshovkit në detyrën e ministrit të jashtëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›