E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krize greke, sot votohet për implementimin e paketës

Parlamenti grek pritet të mbajë sot një tjetër votim lidhur me programin e kusimit, i cili është i nevojshëm për të siguruar mbështetje të mëtejshme financiare nga ndërkombëtarët.
 

Votimi bëhet për të vendosur në praktikë rritjen e taksave, shkurtimin e pagave dhe privatizimet të miratuara të mërkurën.

Menjëherë pas miratimit , Bashkimi Europian theksoi se votimi ishte tërheqje nga "skenari i rëndë i falimentimit".
 

Ndërkohë reagimi i publikut ka qënë i dhunshëm dhe armiqësor teksa debatet në parlament janë shoqëruar me greva dhe protesta të dhunshme në sheshet kryesore të Athinës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›