E Diel, 1 Nëntor 2026

India do miratojë marrëveshjen e Kopenhagenit për klimën

Ministri indian i Ambientit, Jairam Ramesh njoftoi sot India, do ta miratojë zyrtarisht marrëveshjen e Kopenhagënit për ngrohjen e klimës.
"Kemi marrë pjesë në bisedimet për Marrëveshjen e Kopenhagënit dhe bashkohemi me të", deklaroi ai.
India është një nga ndotësit më të mëdhenj të planetit që kundërshtonte çdo objektiv detyrues të zvogëlimit të lëshimeve të gazeve dotëse në atmosferë.
Marrëveshja e Kopenhagënit cakton si objektiv kufizimin mesatarisht me dy gradë të temperaturës së planetit, por mbetet shumë evazive lidhur me mjetet për arritjen e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›