Zgjedhjet në Irak, Nuri Al Maliki në avantazh
Aleanca e kryesuar nga Kryeministri Nuri Al Maliki është në avantazh në zgjedhjet që u zhvilluan pardje në Irak. Por, megjithëse Aleanca e Shtetit Ligjor është duke kryesuar në numërimin e votave, ajo nuk do të arrijë të marrë aq vende në parlament sa për të krijuar qeverinë e vetme.
Mësohet se Nuri Al Maliki ndiqet nga Koalicioni Irakije i kryesuar nga ish kryeministri Ijad Alavi dhe Aleanca Kombëtare e Shiive të Irakut.
Në këto zgjedhje të parlamentit me gjithsej 325 karrige, konkurruan 6 mijë e 200 kandidatë nga 74 parti, dhe 12 koalicione të përbëra nga 167 parti.