E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roli i Turqisë në bisedimet bërthamore me Iranin

Bisedimet e fundit për programin e debatueshëm bërthamor të Iranit, të mbajtura në Stamboll në14 prill, u panë si produktive nga pjesëmarrësit. Por analistët thonë se roli i Turqisë si ndërmjetësues është dobësuar për shkak të pakënaqësi në rritje të Iranit me politikën e jashtme turke, sidomos thirrjen e saj për ndryshim të regjimit në Siri.

Në të kaluarën, Turqia mbronte atë që ajo e quante program paqësor bërthamor të Iranit për energjinë dhe madje votoi kundër sanksioneve të OKB-së mbi Iranin dy vjet më parë. Por marrëdhëniet e Turqisë me Iranin kanë ndryshuar, pasi Ankaraja filloi të afrohet me aleatët e saj perëndimorë në një numër çështjesh.

Një faktor në ndryshimin e rolit të Turqisë është Siria, aleat i rëndësishëm rajonal i Teheranit.

Marrëdhëniet dikur të ngrohta mes kryeministrit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti sirian Bashar al-Asad janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë vitit të kaluar për shkak të shtypjes së dhunshme të Sirisë mbi opozitën. Mbështetja e fortë e qeverisë turke për kundërshtimin ndaj Sirisë ka zemëruar Iranin.

Kjo u reflektua javën e kaluar kur Irani u përpoq të ndryshojë vendin për bisedimet me grupin P5+1 larg Stambollit. Erdogan u përgjigj me një deklaratë të shkurtër duke thënë se "për shkak të mungesës së sinqeritetit, Irani është "vazhdimisht duke humbur prestigjin e tij ndërkombëtar. "

Përveç kësaj, Turqia merr rreth 80 për qind të gazit natyror dhe më shumë se gjysmën e naftës së saj nga Irani dhe Rusia - një aleat kyç i Iranit. Dhe kjo, thotë Ozel, duhet të sigurojë Iranin se Turqia nuk është gati të bëjë asnjë lëvizje të nxituar.

Disa kritikë thonë se Turqia mund të ketë humbur rolin e saj si një ndërmjetës për çështjen bërthamore të Iranit.

Takimi i ardhshëm i Iranit me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë do të jetë në Bagdad në muajin maj.

Bisedimet pritet të përqëndrohen në çështjet komplekse dhe të vështira për të bindur Teheranin të bjerë dakord mbi masat që do të sigurojnë komunitetin ndërkombëtar se Irani nuk është duke përdorur programin e tij bërthamor të energjisë për të ndërtuar armë.

Teherani ka bërë thirrje tashmë për një lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të lëvizjeve të tilla. Shumë analistë thonë se pajtimi i kërkesave të kundërta pritet të jetë i vështirë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›