Ekzekutohet shqiptari ne qender te Athines
ATHINE - Nje shqiptar, emigrant ne Greqi eshte vrare me arme zjarri. Sipas burimeve te policise greke, mesohet se ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Kalithea” te Athines gjate paradites dhe dyshohet te kete qene nje ekzekutim i paster. Policia greke ben me dije se viktima eshte 42-vjecari Agron Beqiri. “Ai eshte ekzekutuar me pistolete, duke marre nje goditje vdekjeprurese ne koke”, kane thene burimet policore, duke iu referuar hetimeve te para rreth ngjarjes. Nga deshmite paraprake dyshohet se krimi ka ndodhur per larje hesapesh, pasi viktimes i ishte zene prite nga persona qe deri tani rezultojne te paidentifikuar nga policia greke. Nuk dihet asgje rreth identitetit te autorit, i cili dyshohet se ka qene i vetem dhe pas krimit eshte larguar ne kembe nga vendi i ngjarjes.
Eshte qelluar sapo ka zbritur nga automjeti i tij, ndersa autori eshte zhdukur me vrap, mes erresires. Agron Beqiraj, 42 vjec, emigrant shqiptar ne Greqi, eshte ekzekutuar me pistolete me nje plumb ne koke, para shtepise se tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, kur deshmitaret ne vendngjarje kane treguar se dikush i eshte afruar shqiptarit, ka qelluar nje here dhe me pas eshte larguar me shpejtesi ne erresire. Ngjarja eshte pasqyruar gjate dites se djeshme ne mediet fqinje, ku sipas te cilave, vrasja ka ndodhur ne Kalithea, ne rrugen “Platonos dhe Elektras” dhe se deshmitare te rastit kane transportuar emigrantin per ne spital, por fatkeqesisht ky i fundit nuk ka mundur t’i shpetoje plages se rende te marre ne koke. Sakaq, policia greke ka filluar hetimet per zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit te vrasjes. Sipas te dhenave te para te policise fqinje te bera publike ne mediet vendase, dyshohet se motivi i vrasjes eshte ai i larjes se hesapeve mes bashkekombesve. Megjithate, policia tha se ekspertet e krimeve jane duke punuar per zbardhjen e plote te rrethanave te vrasjes se tipit mafioz. Nje burre 42-vjecar, emigrant nga Shqiperia, eshte ekzekutuar me arme zjarri ne oret e para te dites se djeshme. Sipas raportimit nga mediet helene gjate dites se djeshme, mesohet se ngjarja ka ndodhur ne oren 02:00 pas mesit te nates ne Kalithea, ne rrugen “Platonos dhe Elektras”, kur emigranti 42-vjecar u qellua me arme zjarri ne castin kur ai po dilte nga makina e tij. Me ardhjen e policise, deshmitaret kane treguar se nje person i ishte afruar shqiptarit dhe kishte hapur zjarr me pistolete.
Sipas deshmitareve, ata e kane derguar te plagosurin ne spitalin “Evagjelizmo”, kurse autori u zhduk, duke vrapuar ne erresire mes lagjeve, ne perpjekje per te humbur gjurmet. Pas ngjarjes, policia greke e Kalitheas ka zbuluar se behet fjale per emigrantin shqiptar, 42-vjecarin Agron Beqiraj, i cili ndodhej prej disa kohesh ne kete qytet me dokumente te rregullta. Megjithate, policia ka bere me dije se po punon me synim marrjen ne pyetje te te njohurve te tij ne shtetin grek, per te mesuar me shume per lidhjet e tjera shoqerore mes viktimes dhe personave te tjere te perfshire ne veprimtari kriminale. Ne kete pike, policia ka bere te ditur nepermjet medieve se dyshimet e para jane per nje ekzekutim te tipit mafioz per larje hesapesh mes bashkekombesve, megjithese ngjarja po hetohet me intensitet per te zbardhur sa me shpejt motivet e verteta te vrasjes se emigrantit tone.
A. Cena