Gjykata e kerkon ne qeli, Sokol Kociu iken me pushime
Tirane - Gjykata e Tiranes eshte detyruar te shtyje kerkesen e depozituar nga ana e Sokol Kociut per ne shtator, pasi ky i fundit ka marre pushimet. Dje ne Gjykate te Tiranes do te zhvillohej procesi per kerkesen e tij per lirim me kusht. Por kur efektivat e burgjeve kane shkruar per ta marre ne burgun e Vaqarit, ne te cilen ky i fundit vuan denimin, kane marre nje shpjegim ku behej me dije se ky i fundit ndodhet me familjen e tij me pushime. Sipas burimeve nga gjykata, i denuari ka marre disa dite leje nga burgu dhe ka dy dite qe ndodhet prane familjes se tij. Ndersa ai do te kthehet pas dy ditesh serish ne qeline e tij. Leja eshte dhene nga burgu pas kerkeses se bere nga ana e tij. Per kete, gjykata eshte detyruara ta shtyje procesin gjyqesor per ne shtator mbi gjykimin e kerkeses se depozituar nga ai ne Gjykaten e Faktit. Ish-oficeri i policise gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme eshte nje nga te denuarit e dosjes “Kokaina”. Ai u denua me 12 vjet heqje lirie per akuzen e “trafikut te lendeve narkotike” dhe pjesemarrje ne organizate kriminale. Deri me sot, ai ka kryer pjesen me te madhe te denimit dhe i kane mbetur per te vuajtur afersisht edhe dy vite burg. Ne dy muajt e fundit, i denuari i ka bere disa kerkesa gjykates per te fituar lirine e tij. Kerkesat kane pasur si objekt te tij, amnistine, ulje denimi, liri me kusht, ndersa shumica prej tyre jane rrezuar nga ana e gjykates. Ndersa i denuari iu eshte drejtuar togave te zeza per transferimin nga nje burg i sigurise se larte ne nje burg te sigurise se ulet.