E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli le ne arrest shtepie mjekun Dautaj

Tirane – Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur dje masen e sigurise “arrest shtepie” per mjekun urolog, Kastrot Dautaj, i akuzuar per korrupsion pasiv. Sipas vendimit te dhene dje, nga ana e togave te zeza te kesaj gjykate, i pandehuri nuk perben rrezikshmeri shoqerore. Pas caktimit te mases se sigurise “arrest me burg” nga Gjykata e Faktit, mbrojtja e apeloi vendimin ne Gjykate te Apelit. Dje, gjate seances gjyqesore, avokati i Dautaj i ka bere te ditur gjykates se ndaj klientit te tij duhet te vendoset nje mase sigurie me e bute sesa ajo e vendosur nga Shkalla e Pare, kjo duke marre parasysh faktin qe ky i fundit nuk perben rrezikshmeri shoqerore, apo mundesi per t’u larguar jashte vendit. Por, jo vetem kaq, mbrojtja i ka shpjeguar gjykates se klientit te tij ja kane dhene me deshire te hollat e lekeve qe iu gjeten ne xhep dhe jo se ja kishte kerkuar vete. Nga ana tjeter, prokurori i ka kerkuar gjykates lenien ne fuqi te se njejtes mase sigurie te vendosur edhe nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare. Nderkohe qe, togat e zeza kane vendosur te pranojne kerkesen e bere nga ana e mbrojtjes. Sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorise, ka rezultuar se mjeku 66-vjecar Dautaj akuzohet se ka marre shumen prej 50 mije lekesh, babait te pacientes se tij, Luljeta Hoxha, i cili kishte operuar vajzen nga veshka. Ai ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar “Veshka e humbur”, pas ryshfetit qe ka marre nga babai i pacientes, Ibrahim Hoxha. Grupi hetimor ne Prokurorine e Tiranes kishte plot 3 muaj qe kishte vene ne pergjim mjekun, pas disa informacioneve te marra ne rruge operative. Pas pergjimeve telefonike, hetuesit kishin arritur ne perfundimin se mjeku kishte marre edhe here te tjera shume te hollash per operacionet qe kryente, ndersa cilesohej si nje mjek i shtrenjte. Ne ngarkim te mjekut urolog jane kater kallezime penale, te cilat jane bere nga qytetare te ndryshem, per te cilat provohet qe mjeku kishte marre ryshfete mbi 50 mije leke per te gjitha operacionet qe ai kryente. Nga ana tjeter, prokuroria ka ngritur ndaj tij edhe akuzen e pastrimit te parave. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, mjeku dispononte dy llogari bankare, e cila arrinte ne shumen e 640 mije dollare. Keto llogari, ai i kishte hapur ne banka te nivelit te dyte. Nderkohe qe, sipas hetimeve, rezulton se keto para mjeku i ka vene ne saje te aktivitetit te tij kriminal. Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranes, akuza e pastrimit te parave ka te beje me faktin se ky i fundit i kishte copetuar leket ne disa pjese, ne menyre te tille qe te mos deklaronte te ardhurat e tij se nga vinin. Mbi 66-vjecarin rendojne tre akuza, ajo e “korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike”, “shperdorimit te detyres” dhe e “pastrimit te produkteve”.

Mjeku u arrestua pas ryshfetit

Tirane - Mjeku urolog eshte vene ne pranga me 7 korrik te tij viti, ne saje te operacionit te koduar “Veshka e humbur”. Pas operacionit qe i kishte kryer pacientes se tij, Luljeta Hoxha, e cila vuante nga veshkat, babai i saj i ka dhene ryshfetin prej 50 mije leke, te cilat dyshohet se ja kishte kerkuar mjeku. Por, menjehere, eshte ai eshte vene ne pranga.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›