Part-Time, nis aplikimi për regjistrim në fakultete
Speciale / Gazeta “Shekulli” publikon procedurat, datat dhe dokumentet për aplikim
Tarifat për secilën degë në universitete. Fituesit përzgjidhen në bazë të mesatares dhe të numrit të kuotave të pranimit
Aplikimi për regjistrim në sistemin e studimeve me kohë të pjesshme, mund të cilësohet zyrtarisht i hapur. Duke filluar nga sot, kandidatët, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet Part-Time, duhet të paraqesin pranë sekretarive të fakulteteve ku ata kërkojnë të vazhdojnë studimet, kërkesën për aplikim, si edhe dokumentet që nevojiten për regjistrim, konkretisht; dëftesë pjekurie e shkollës së mesme ose diplomë tjetër studimi, të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlefshme me të, dokument identifikimi (certifikatë lindjeje me fotografi ose pasaportë), 2 fotografi, si edhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit bën të ditur se, nëse kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie origjinale, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale, në Zyrën arsimore përkatëse. Për kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në Akademinë e Edukimit Fizik e Sporteve në Tiranë, përveç dokumentacionit të përcaktuar, këta të fundit duhet t’u nënshtrohen kritereve të veçanta, sikurse janë konkurset e pranimit të vendosura nga ky institucion për pranimet në studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme. Përzgjedhja e fituesve në sistemin Part-Time, do të bëhet nga një grup Ad-hoc, i ngritur në fakultetet përkatëse. Kriter bazë për përzgjedhjen e kandidatëve do të jetë mesatarja e shkollës së mesme, ku ata kanë përfunduar, si edhe kuotat e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Udhëzimi i dalë nga Ministria e Arsimit, detyron Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, që të shpallin dhe të afishojnë listat e kandidatëve fitues në vende të dukshme në fakultete, brenda orës 12:00 të datës 15.12.2008, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës. Procesi i regjistrimit të fituesve në sistemin Part-Time, do të nisë më datë 15 dhe do të mbyllet katër ditë më pas, më datë 19 dhjetor. Për të qenë në shërbim të kandidatëve fitues, MASH-i ka udhëzuar që sekretaritë e fakulteteve të kryejnë procedurat e regjistrimit nga ora 8:00 deri më orën 16:00.
Kandidatët nga trojet, në bazë të marrëveshjes midis ministrive
Kuotat e pranimit për shtetasit e huaj, që dëshirojnë të ndjekin studimet në sistemin me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2008-2009, në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, do të shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe, që Ministria e Arsimit ka me homologet e saj në trojet shqiptare, si edhe kërkesave individuale të vetë personave të interesuar. Udhëzimi, po kështu, flet edhe për kategoritë e tjera të individëve që kërkojnë të ndjekin sistemin Part-Time. Kështu, kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, do ta fitojnë këtë të drejtë, sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë, dhe të bëra publike paraprakisht.
Dokumentet
1-Dëftesë pjekurie e shkollës së mesme, ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlefshme me të
2-Dokument identifikimi (certifikatë lindjeje me fotografi, ose pasaportë).
Në dosje të mbahet certifikata e lindjes me fotografi, ose fotokopja e pasaportës
3- 2 fotografi
4-Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh
Kuota e pranimit
1-Për programet e studimit të ciklit të parë, më kohë të pjesshme, 3 045
2-Programet e dyta të studimi, 1 400
3-Për transferim studimesh, 200
4-Për shtetasit e huaj, 200
Part-Time, tarifa vjetore e shkollimit
Universiteti i Tiranës
Histori 52 000 lekë
Gjeografi 52 000 lekë
Gjuhë-Letërsi 52 000 lekë
Drejtësi 93 600 lekë
Biologji 62 400 lekë
Financë-Kont. 72 800 lekë
Adm.-Biznes 72 800 lekë
Psikologji 52 000 lekë
Punë Sociale 52 000 lekë
Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” 62 400 lekë
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Menaxhim Agrobiznesi 52 000 lekë
Ekonomi dhe Politikë Agrare 52 000 lekë
Hortikulturë 52 000 lekë
Prodhim Bimor 52 000 lekë
Zootekni dhe Biznes Blegtoral 52 000 lekë
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi 52 000 lekë
Teknologji Agroushqimore 52 000 lekë
Agromekanizim 52 000 lekë
Vreshtari dhe Enologji 52 000 lekë
Inxhinieri Pyjesh 62 400 lekë
Inxhinieri Përpunim Druri 62 400 lekë
Financë-Kontabilitet 62 400 lekë
Mbrojtje Bimësh 62 400 lekë
Agromjedis dhe Ekologji 62 400 lekë
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
Histori-Gjeografi41 600 lekë
Gjuhë-Letërsi41 600 lekë
Edukatë Qytetare41 600 lekë
Punë Sociale41 600 lekë
Filozofi-Sociologji41 600 lekë
Adm.-Biznes52 000 lekë
Financë-Kont.52 000 lekë
Biologji-Kimi52 000 lekë
Cikli i Ulët31 200 lekë
Ciklin e Ulët Parashkollor 31 200 lekë
Matematikë-Fizikë 31 200 lekë
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Histori-Gjeografi31 200 lekë
Fin.-Kontabilitet41 600 lekë
Biologji-Kimi41 600 lekë
Cikli i Ulët31 200 lekë
Cikli i Ulët Parashkollor 31 200 lekë
Matematikë-Fizikë31 200 lekë
Gjuhë-Letërsi31 200 lekë
Administrim Publik41 600 lekë
Menaxhim Turizëm41 600 lekë
Universiteti “Fan S.Noli”, Korçë
Gjuhë-Letërsi31 200 lekë
Financë41 600 lekë
Cikli i Ulët31 200 lekë
Cikli i Ulët Parashkollor 31 200 lekë
Menaxhim Biznesi41 600 lekë
Turizëm41 600 lekë
Horti Kulturë31 200 lekë
Agrobiznes31 200 lekë
Marketing41 600 lekë
Në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër:
Gjeografi 41 600 lekë
Financë-Kontabilitet52 000 lekë
Turizëm52 000 lekë
Administrim-Biznes52 000 lekë
Biologji-Kimi52 000 lekë
Histori41 600 lekë
Cikli i ulët31 200 lekë
Cikli i ulët parashkollor 31 200 lekë
Matematikë31 200 lekë
Fizikë31 200 lekë
Gjuhë-Letërsi41 600 lekë
Juridik 72 800 lekë
Në universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
Infermieri 41 600 lekë