E Shtunë, 31 Tetor 2026

India përshëndet marrëveshjen e Kopenhagës

Në përballjen e tij të parë me parlamentin, që nga përfundimi i Konferencës së OKB-së për ndryshime klimatike, e cila u zhvillua në Kopenhagë, Ministri i Indisë për Ambient, Jairam Ramesh, theksoi se India në Kopenhagë “ka kaluar mjaft mirë”.

Ai përmendi një seri të te arriturave, përfshirë këtu edhe frenimin e hapave për të imponuar shënjestrat obliguese për reduktimin e emetimit të gazrave në ambient, synim ky i cili është kundërshtuar në vazhdimësi nga India.

“Mund të jemi të kënaqur që imponuam qëndrimin tonë në lidhje me këtë çështje”, tha Ramesh para ligjvënësve.

Marrëveshja në Kopenhagë nga kritikët dhe aktivistët për mbrojtjen e ambientit është cilësuar si një marrëveshje e dobët politike, të cilës i mungojnë specifikat.

Ramesh theksoi se Brazili, Afrika e Jugut, India dhe Kina kanë punuar si grup gjatë gjithë kohëzgjatjes së Konferencës, përkundër trysnisë së madhe me të cilën janë përballur, në veçanti nga ana e shteteve të pasura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›