E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, ciklon i fuqishëm në perëndim të bregdetit

Cikloni i fuqishëm tropikal i quajtur Laurence ka përshkuar të hënën pjesën bregdetare të Australisë Perëndimore rreth 1400 metra larg qytetit të Perthit.
Furitë e erës kanë shkuar deri në 215 km në orë. Erërat e fuqishme kanë shkaktuar shumë dëme materiale dhe përmbytje.
Zyrtarët e emergjencave civile kanë dhënë alarmin se cikloni mund të shkaktojë një emergjencë civile dhe probleme të pallogaritshme në dëme materiale.
'Ne po presim shumë erëra të fuqishme brënda ishullit. Këto erëra mund të shkaktojnë edhe dëme materiale të pariparueshme në banesat e banorëve dhe shtetasve australianë."- tha një zyrtar i lartë i emergjencave civile.
Cikloni aktualisht është në gradën e tretë, por sipas parashikimeve pritet që ky ciklon brenda pak ditësh të kapër gradën e pestë. Për pasojë ai mund të shkaktojë jo vetëm dëme materiale por edhe viktima. Autoritetet e sigurisë kanë qenë gjatë gjithë kohës duke vrojtuar me helikopterë zonat e prekura nga erërat e forta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›