Lushta: KQZ-ja duhet të zbatojë vendimin e KZAP-it

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Nesrin Lushta, deklaroi në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë` në RTK se votat me kusht duhet të hiqen fare.
Por, sipas saj, rregullativa aktuale zgjedhore e kërkon që ky lloj votimi, që nuk përdoret në vendet e tjera, duhet të aplikohet edhe në rivotimin në tri komuna.
Sipas Lushtës, KQZ-ja duhet të zbatojë vendimin e KZAP-it për të shpallur sërish zgjedhje në Prizren, Lipjan dhe Gjilan.
Lushta kërkoi që komisionarët që bënë shkelje të ndëshkohen, pasi siç tha ajo, ata janë fajtorë për abuzimet me votën. KQZ-ja nuk jep një datë se kur mund të jetë gati për zgjedhje sërish në Prizren, Gjilan dhe në Lipjan.
Dy partitë në garë, PDK e LDK, e kanë pranuar verdiktin e KZAP-it.
Njoftimet e deritashme flasin se që të dy partitë kishin ankesat e tyre në procesin e zhvilluar në ato komuna.