Sudan, 49 viktima nga shpërthimi i një avioni
49 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti ajror në jug të Sudanit. Lajmi u bë i ditur nga televizioni publik sudanez. Duke cituar autoritetet vendore i njëjti burim shton se avioni ka marrë flakë gjatë kohës se ngritjes së tij nga pista në qytetin Uarab në provincen Bop.
Autoritetet i frikësohen rritjes se bilancit të viktimave pasi nga 27 të lënduar 10 prej tyre ndodhen në gjëndje kritike për jetën. Policia dhe banorët e zonës i janë frikësuar zjarrit të shkaktuar nga shpërthimi i avionit.
Arsye e frikës ishte se pista e qytetit Uarab është afër një zonë të mbushur me pyje, për pasojë zjarri mund të shkaktonte dëme të pallogaritshme ekologjike për shtetin e Sudanit.