E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen incidentet, vritet në mes të Athinës oficeri grek

Athinë - Athina është përfshirë sërish nga incidente. Një oficer grek i policisë është plagosur rëndë nga persona të armatosur me kallashnikov në qendër të Athinës. Policia helene ka bërë të ditur për mediat se oficeri është qëlluar në krahëror dhe ishte pjesë e një njësie që po mbronte ministrinë e kulturës kur ndodhi sulmi, pak para agimit. Policia është vënë në kërkim të personave të armatosur. Policia do të zbulojë nëse kallashnikovët e përdorur ishin të njëjtë me ato që u përdorën në fund të dhjetorit brenda universitetit të Athinës ku dy persona hapën zjarr mbi një autobus që kishte policë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›