Thaci: Në veri do sundojë ligji, shuhet ëndrra e Serbisë
PRISHTINE- Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri Thaçi është zotuar se në veri do të sundojë rendi dhe ligji dhe se për këtë ka mbështetjen ndërkombëtare. Ai tha se pas 25 korrikut, ëndrra e Serbisë për ndarjen e Kosovës është shuar.
“Me pajtueshmërinë e arritur dje, kemi arritur tri objektiva: respektimin e plotë të reciprocitetit, ndaljen e plotë të kontrabandës dhe vënien nën kontroll të plotë të territorit të Republikës së Kosovës”, thotë kryeministri Hashim Thaçi, për të shtuar se ajo që do të duhej të ndodhte në qershor të vitit 1999, ndodhi në korrik të vitit 2011.
Thaci deklaron se pikat 1 dhe 31 do vazhdojnë të mbeten të mbyllura, për shkaqe sigurie.“Në pikën 1 është instaluar KFOR-i amerikan, ndërsa në pikën 31 janë trupat e KFOR-it, Policia e Kosovës, doganierët e Kosovës. Këto dy pika do të vazhdojnë të mbesin të mbyllura, pasi që janë zona të kufizuara ushtarake” – kjo, për shkaqe sigurie.
Thaci shprehu bindjen e plotë se cdo mall që do kalojë në këto pika, do të kontrollohet.
“Sa u përket ndihmave humanitare, tani do të lejohen të futen në pikat e lartpërmendura, vetëm pasi të konstatohet nga një organizatë e pavarur ndërkombëtare se ka nevojë për diçka të tillë. Mallrat, sa i përket Kishës Ortodokse Serbe, do të lejohen për nevojat e tyre ekzistenciale. Çka është shumë me rëndësi, është se çdo person që do të mund të kalojë kufirin, do të kontrollohet për armë dhe çdo person tani e tutje do të kalojë kufirin me kartë të identitetit. Për herë të parë pas 12 vjetësh, treni që qarkullon në relacionin Mitrovicë-Beograd dhe anasjelltas do të kontrollohet nga Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it, e përforcuar nga NATO-ja. Gjithashtu theksoj se për herë të parë do të bllokohen dhe në rrethana të caktuara do të kontrollohen edhe rrugët dytësore nga KFOR-i, për të evituar çdo lloj kontrabande apo trafiku”, theksoi Thaci.
(m.a/BalkanWeb)