E Diel, 1 Nëntor 2026

Indiferentizmi vret, shqiptarët lëvizin nga vendi vetëm kurrë zjarri troket tek dera e shtëpisë

Nga Çlirim Hoxha

Indiferentizmi vret! Kjo ishte një nga parullat që mbanin protestuesit gjatë protestës së organizuar nga shoqëria civile një javë pas vrasjes së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi në Vlorë. Një protestë kundër krimit, e cila nisi nga sheshi historik i Flamurit drejtë Skelës  e për tu ndalur më pas në vendin e vrasjes së gjyqtarit Konomi.

U bëmë apo nuk u bëmë 100 vetë që u nisëm në atë marshim proteste rreth 2.5 km të gjatë, nën një diell përvëlues, megjithëse ishte 16 shtator. Në krye të protestës ishin familjarë të gjyqtarit të ndjerë Konomi me portretin e tij në duar dhe lule. Shihja ata që kisha përpara gjatë këtij marshimi proteste. Shpina e tyre e lagur nga djersët e diellit përvëlues të mes-shtatorit. Marshonim në heshtje, ndërkohë që në krye printe një banderolë e shkruar kundër krimit. Pritëm gjatë gjithë rrugës së gjatë nga Sheshi i Flamurit në Skelë që karvanit tonë ti bashkoheshin edhe qytetar të tjerë, por më kot. Pavarësisht mesazhit që dha protesta dhe që ishte kuptimplotë, të binte në sy indiferenca e qytetarëve të Vlorës. Lokalet dhe kafenetë e shumta përgjatë rrugës ishin plotë me sehirxhinj, por asnjëri prej tyre nuk u ngrit nga vendi për tiu bashkuar kësaj proteste kundër krimit. Ndoshta do të ngrihen kur zjarri tu vijë tek dera e shtëpisë?! Dikush tha se vetëm politika i ngre në protesta shqiptarët?! Vetëm politika qenka e besueshme në këtë vend?! Kaq shumë i besojnë shqiptarët politikës, saqë kanë mbetur në bisht të Europës. Po shoqërisë civile kush duhet ti besoj?! Kush duhet ti besoj lëvizjeve të lira popullore që zgjojnë ndjenjat kombëtare dhe luftojnë kundër padrejtësive, përmes sensibilizimit?! Përse duhet të heshtim kur në mes të bulevardit vritet një gjyqtar sot, apo një qytetar i thjeshtë nesër?!  Dikush pranë meje aty në sheshin e Flamurit, shprehu kundërshtimin e tij për protestën. Përse të protestoj, më tha, kur pa që ishin grumbulluar aty edhe një grup gjyqtarësh të Vlorës. Ke qenë ndonjëherë në gjykatë? – më pyeti. Shko po pate hall, pa ta matin kokën me spango. E kuptova që kishte një alergji ndaj gjykatës dhe gjyqtarëve. U mundova ta sqaroja se, kjo protestë nuk bëhej për të mbrojtur gjyqtarët, por bëhet kundër krimit, kundër indiferencës qytetare, bëhet për të sensibilizuar shtetin dhe pushtetin për mbrojtjen e jetës së qytetarit, pavarësisht nëse ka një funksion publik ose jo. Të paktën gjyqtari i ndjerë Konomi i përkiste plejadës së gjyqtarëve të ndershëm dhe të aftë profesionalisht. Kjo ishte edhe arsyeja se përse trashëgimtarët e fisit të tij ja besuan atij ndjekjen e çështjes së pronave. Megjithatë, munda të konstatoja një farë reagimi negativ të qytetarëve ndaj gjykatës dhe gjyqtarëve. Reagim që ka 20 vjet që është taposur në mendjen dhe ndërgjegjen e të gjithë atyre që halli i ka përplasur në dyert e gjykatave tona. Gjatë 20 viteve të tranzicionit të pafund në Shqipëri, ligji është përdorur si plastelinë në gjykata dhe kandari i drejtësisë ka anuar në jo pak raste nga padrejtësia. Por mund ta pësosh edhe atëherë kur jep drejtësi apo edhe kur fiton drejtësi nga gjykatat. Pikërisht për këtë shteti duhet të jetë garant i jetës së gjyqtarëve. Por nuk mundet një shtet të luftoi dhe neutralizoi krimin, kur korrupsioni është ngritur në sistem, kur mafia ka kapur shtetin dhe e ka infektuar keq atë, kur çështja e pronave është kthyer në një tragjedi të vërtetë në këtë vend për faj të politikës, kur familjarë të politikanëve janë zhytur në zullume dhe po e ndajnë Shqipërinë në copa. Nuk mundet një shtet i korruptuar të luftoi krimin, pasi është bërë pjesë e tij me ose pa dashje, që shkel hapur ligjet që vet ka miratuar, që manipulon zgjedhjet dhe ja shet rezultatin e deformuar gjithë botës si zhvillim të demokracisë?!

Mes shqiptarëve nuk ka më solidaritet njerëzor. Të gjithë rrinë dhe vështrojnë yjet, duke pritur ndoshta të bjeri breshka nga qielli?! Iu desh një grushti fare të vogël qytetarësh me aeronautistin Auron Rokaj në krye, që të merrnin iniciativën për të bërë një protestë qytetare në një javorin e vrasjes makabre të gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Kjo protestë nuk u organizua nga politika. Dihet që politika mbledh më shumë njerëz në protesta. Kjo protestë dha mesazhin e kundërshtimit të krimit. Kjo protestë kërkoi solidaritet qytetar dhe në të duhet të përfshiheshin të gjithë qytetarët e Vlorës. As drejtuesit e institucioneve dhe nëpunësit e tyre nuk u dukën në këtë protestë. As nxënësit e shkollave të mesme nuk i lanë të shkonin në këtë protestë paqësore. Të gjithë fshehën kokën pas dritareve dhe vështronin se si një grup qytetarësh marshonin nën rrezet përvëluese të diellin mbuluar nga djersët kundër krimit. Të gjithë do nxitojnë në mbrëmje të hapin televizorët për të parë se kush ishte në këtë protestë?! Po pra. Vlora nuk përfaqësohet nga një grusht qytetarësh të civilizuar. Vlora ka me mijëra intelektualë, ka me mijëra qytetar të përgjegjshëm, por Vlora ka vuajtur shumë nga këto tragjedi. Qenka e thënë që ngjarjet më të mëdha të historisë sonë kombëtare dhe ato më të dhimbshmet të ndodhin në këtë qytet?! Indiferentizmi vret, shkruhej në një parullë të protestës. Po, është shumë e vërtetë. Teoria, larg nga b…. ime, është primitive dhe nuk tregon qytetërim të një komuniteti. Në shtetet demokratike të botës qytetaria e civilizuar ngrihet për gjëra që ndoshta ne do na dukeshin si ordinere. Vetëm përmes protestave dhe demonstratave shumë kombe të civilizuara të botës kanë arritur të fitojnë të drejta esenciale për jetën. Një miku im gazetar Vasil Qesari, që punon dhe jeton në Bordo të Francës për televizionin Francë 3, më çuditi gjatë gushtit të pushimeve të tij të përvitshme në Vlorë. Në bisedë e sipër me të, ai më tregoi se, si ka mundur Franca të kthehet në një shtet social. Vetëm përmes reagimeve qytetare Franca sot ka një legjislacion që  merr në mbrojtje qytetarët dhe punëtorët. A e di, më tha ai , që askush në Francë, jo më institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, por as ndërmarrjet private nuk kanë të drejtë të pushojnë një punonjës nga puna?! E ndalon ligji, e ndalon kodi i punës dhe pikë. Dhe vërtetë Franca është ajo që është. Kurse tek ne ndodh si në kohën e zamanit. Punëtori dhe specialisti flaken nga puna si pa të keq dhe i vetmi kriter që zbatohet është ai politikë?! Kush ngrihet në protesta dhe demonstrata për këto padrejtësi në Shqipëri?! Askush. Të gjithë tregohen indiferent, pa kuptuar se kjo që i ndodhi tjetrit mund të ndodhi ty nesër. Në këtë vend, me nuanca të sundimeve mesjetare, nuk reagon kush. U rrit disa herë çmimi i bukës por qytetarët nuk u bënë bashkë për ta kundërshtuar?! U rrit disa herë çmimi i energjisë elektrike, por asnjëherë qytetarët nuk u bënë bashkë ta kundërshtojnë?! Është rritur disa herë çmimi i produkteve ushqimore, por asnjëherë qytetarët nuk u bënë bashkë për ta kundërshtuar?! Është rritur disa herë çmimi i librave të shkollës, por asnjëherë prindërit nuk u bënë bashkë që ta kundërshtojnë?! Është rritur disa herë numri i të papunëve në këtë vend, por asnjëherë të papunët nuk u ngritën në protesta dhe demonstrata për të kërkuar punë?! E vetmja gjë që dimë të bëjmë mirë ne shqiptarët, është të ulim kurrizin dhe të pajtohemi me skamjen dhe mjerimin duke i lënë dorë të lirë politikës, krimit dhe korrupsionit. Historia e fshatit që po digjej nuk do shumë koment. Edhe kur zjarri ra brenda në shtëpi, indiferenti tha: Larg nga b…. ime. Ky është mentaliteti që është kultivuar ndër breza në këtë vend, ndërkohë që po bëhen përpjekje për integrimin e vendit në BE?! Por BE ka në thelb solidaritetin mes vendeve sepse këto shtete kanë një civilizim të përparuar, i cili u ka kultivuar ndër breza ndjenjën e solidaritetit njerëzor, solidaritet që ka vdekur mes shqiptarëve. Të gjithë hedhin plehra nga dritaret dhe ballkone

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›