E Diel, 1 Nëntor 2026

Individualist por jo pa lidhje sociale



Gezim TUSHI

Pse duhen ndertuar lidhje te reja te njeriut me shoqerine

Nese nuk kuptojme nevojen qe buron nga natyra moderne e shoqerise shqiptare per lidhje te reja sociale komplementare te ndryshme nga ato qe kemi trasheguar nga shoqeria e dikurshme tradicionale kjo do te thote se nuk kemi kuptuar esencen e ndryshimeve thelbesore sociale dhe strukturore qe kane ndodhur ne shoqerine tone. Padyshim ne duhet te jemi realist dhe te kuptojme ne te njejten kohe se ne shoqerine tone kane ndryshuar marredheniet menyrat e vendosjes dhe realizimit te relacioneve sociale thelbi i lidhjes se njeriut me shoqerine. Prirja e njeriut ne shoqerine e sotme per te qene sa me pak i lidhur me shoqerine dhe sa me teper jashte pushtetit te saj eshte ne thelb ekuivalente me kerkesen per te qene qenie me sa me pak dimension social. Kjo eshte prirje sociale dhe dukuri evidente e realitetit tone social. Nevoja per te ndryshuar nomenklaturen dhe tipologjine e lidhjeve te dikurshme sociale te njeriut me shoqerine eshte shprehje e presionit qe po ben natyra liberale e jetes ne shoqerine tone tregues i tendences se jetes individualiste si esence e modernizimit dhe modernitetit te karakterit te shoqerise shqiptare dhe natyres se ndryshuar te njeriut te kohes sone.
Ceshtja eshte se keto dukuri duhen kuptuar duhen njohur shkaqet qe i determinojne dhe natyrisht edhe duhen interpretuar drejt sepse shume paqartesi jane te lidhura me faktin qe kompleksi i lidhjeve te vjetra socio-individuale tashme eshte i ndryshuar. Ndaj thelbi i marredhenieve te shoqerise me individin dhe anasjelltas duhen kuptuar drejt dhe ne raporte te drejta humaniste proporcionale. Te jetuarit edhe ne shoqerine moderne liberale dhe individualiste po e detyron njeriun ne shoqerine shqiptare qe te jete ne cdo rast dhe ne te njejten kohe ne raporte dhe madhesi tashme te ndryshuara si qenie morale sociale dhe individuale. Ne kete trinitet te struktures komplekse socio-individuale te marredhenieve te njeriut me shoqerine liberale qendron ne kembe ne te njejten kohe edhe shoqeria modern por dhe natyra karakteri dhe individualiteti i pervecem i njeriut ne kohen e sotme.
Keto relacione jane te veshtira per tu formatuar ne kohen tone. Ca me pak per ti disiplinuar ne shoqerine shqiptare. Pikerisht ketu ne ndryshimin e marredhenieve dhe lidhjeve te vjetra te njeriut me shoqerine dhe ne mungesen e formatit per te vendosur lidhje sipas parimeve te reja te kohes dhe qyteterimit modern e kane bazen e tyre shume shqetesime dhe antinomi sociale qe po trazojne jeten e njeriut dhe te shoqerise tone. Natyra e njeriut dhe marredheniet e tij me shoqerine jane te lidhura me faktin qe ato se pari brenda vetes jane bere me te komplikuara. Natyra qe po shfaq njeriu eshte e tille qe sido qe te vleresohet dhe me cfaredo parametrash qe te matet duket qarte se kane ndodhur kaq shume ndryshime sa qe ai eshte bere qenie komplekse me natyre kontradiktore. Pse jo ai po shfaqet gjithnje e me shume ne raporte konfliktuale me te tjeret dhe shoqerine duke u bere qenie me raporte konfliktuale midis vetes anes sociale te natyres se tij dhe shfaqjeve empirike dhe esences morale te dimensionit individual.
Keto kontradikta te reja jane bere shume te acaruara dhe ne nje fare menyre jane bashke me nevojat e spikatura te personalizuara te njeriut tone qe ne esencen e thelbit individualist por here-here dhe egoist te tij duket se ka nevoje per me shume per siguri te brendshme shendet dhe garanci te shtuara individuale aftesi te spikatura per gare dhe konkurrence individuale si kusht per zhvillimin e plote te aftesive kapaciteteve dhe cilesive individuale. Por pervec ketyre gjerave qe jane te brendshme te lidhura me natyren ontologjike dhe formimin individual te njeriut konkret ai ne te njejten kohe ka nevoje pervec se per veten edhe per shoqerine dhe te tjeret. Pasi pa pranine e tyre ai nuk ka per te qene i pranuar dhe i vleresuar nga shoqeria.
Ne shoqerine shqiptare eshte tendence shume pozitive qe duhet nxitur me tej qe ka te beje me faktin se ne kohen modern edhe ne shoqerine shqiptare duket qarte qe vete njeriu si qenie individuale ne thelb ka deshire te jete qenie e identifikuar dhe individ i veteaktualizuar ne gjithcka sepse per shkak te natyres individualiste te jetes moderne edhe ne shoqerine tone tashme njeriu ka nevoje organike per afirmacion social qe te kete arritjet e veta te njohura dhe te vleresuara nga shoqeria qe ne instance te fundit ne thelbin e tyre jane tregues te sigurt te pavaresise dhe individualitetit te spikatur te tij.
Mbi kete baze njeriu eshte detyruar qe ne nje mase te arsyeshme te jete i lidhur edhe me shoqerine. Pavaresisht natyres individuale te arritjeve dhe vlerave morale qe ka cdo njeri ai ka ne te njejten kohe nevoje te natyrshme per dy gjera me rendesi qe nuk mund te konceptohen dhe te realizohen jashte shoqerise dhe pavaresisht nga lidhjet sociale. Ne kete kontekst natyra individualiste e njeriut si tipar themelor i tij nuk eshte ne kundershtim me te verteten se ai ka nevoje te kete lidhje sociale me te tjeret dhe shoqerine pikerisht nga qe ka deshire te kete ndjenjen e perkatesise dhe te shfaqe dukshem kerkesen e pranimit nga grupet sociale ne te cilat ai ben pjese apo eshte i socializuar.
Eshte nje nga defektet e kohes fakti qe ne shoqerine tone shume njerez e kane kuptuar keq lirine dhe nevojen e natyrshme per afirmim individual duke mos vleresuar sa duhet domosdoshmerine mundesine dhe utilitetin e bashkepunimit njerezor ne shoqerine e perbashket. Eshte e vertete qe per shkak te modernitetit te saj shoqeria shqiptare nuk eshte me shoqeri holiste nuk shfaqet me si mase sociale apo si turme e disiplinuar e njerezve qe kane vetem lidhje mekanike midis tyre por te diktuara dhe te determinuar nga faktoret social qe jane jashte tyre. Nga ana tjeter kemi nevoje qe gjerat ti vleresojme dhe interpretojme me sens mase sepse pavaresisht thellimit te dukshem te natyres individualiste te njerezve tane dhe thellimit te natyres se njeriut si qenie pa dimension social nuk eshte realiste dhe nuk mund te mendohet se ne kohen e liberalizmit dhe individualizmit shoqeria eshte zhdukur apo se ajo eshte e panevojshme apo pengese per te realizuar objektivat individuale te njeriut te sotem.
Ky konceptim eshte teorikisht dhe sociologjikisht i gabuar dhe nga pikepamja empirike fare i demshem. Shoqeria moderne shqiptare eshte e vertete qe ka ndryshuar tipologjine e saj dhe rrjedhimisht edhe natyren e marredhenieve me njeriun. Por nuk mund te jemi kaq sempliste sa te mos vleresojme se shoqeria mbetet per secilin prej nesh per cdo njeri ashtu sic kane parashikuar sociologet e modernitetit nje ndermarrje bashkepunuese per avantazhe te ndersjella ne te cilen per shkak te natyres pluraliste shfaqen zhvillohen dhe zgjidhen edhe konfliktet midis njerezve. Por po aty mund te plotesohen edhe interesat e vecanta dhe te perbashketa te tyre.
Bashkepunimi dhe konflikti i interesave plurale te individeve nuk mund te zhvillohen dhe zgjidhen jashte shoqerise ne te cilen njerezit jetojme ne te njejten kohe bashkerisht dhe shoqerisht por ne te njejten kohe edhe vec e vec si individe te pervecem te ndare individualisht. Ka ardhur koha qe edhe ne duhet te mesohemi me menyren individualiste dhe stilin e jetes modern ne te cilen kurdohere do te jene prane e prane edhe uniteti social i njeriut me te tjeret dhe shoqerine por dhe konfliktualiteti individual i perplasjes se interesave te njerezve te cilat ne cdo rast ne shoqerine shqiptare jane dhe do te behen akoma me shume me natyre pluraliste. Nga pikepamja sociologjike une mendoj se tani duhen sqaruar te vertetat duke perceptuar me drejt disa gjera qe varen por dhe nuk varen deri ne fund nga deshirat individuale te njeriut. Kjo do te thote se duhet te edukohemi qe te pershtatemi me parametrat e jetes individualiste dhe me kulturen e jetes moderne ne te cilen lidhjet dhe bashkepunimet sociale mund te mos jene dhe ne te vertete nuk jane aq te dukshme ne thelbin e njeriut ne konturet e ngushta te deshirave individuale te tij. Por ne shoqerine tone po zhvillohen disa rrethana qe determinojne nevojen qe ka dhe do te kete vazhdimisht njeriu per lidhje sociale dhe per te vleresuar domosdoshmerine imperative per te bashkepunuar me te tjeret dhe shoqerine per te siguruar avantazhet e ndersjella njerezore dhe shoqerore qe nuk mund te sigurohen kurre jashte dhe pavaresisht prej saj.

19 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›