E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngel ne qeli Prudentino nuk pranohet kerkesa per liri



Artan CENA
VLORE - Gjykata e Vlores nuk ka njohur kerkesen per revokimin e mases se sigurise ndaj Prudentinos. Seanca e cila u zhvilluar se bashku me nje te dyte per ekzekutimin e nje leter porosie eshte zhvilluar gjate dites se djeshme nen drejtimin e gjyqtares Erila Cela. Avokati mbrojtes i Prudentinos Ferdinand Doja i eshte permbajtur faktit se klienti i tij nuk eshte njoftuar per masen e sigurise nga ana e Ministrise se Drejtesise. Sipas tij jane shkelur procedurat por edhe te drejtat e personit qe ai mbron te drejta keto qe i sanksionojne konventat nderkombetare. Ai ka kerkuar revokimin e mases se sigurise. Nga ana e tij prokurori i ceshtjes Ndini Tavani i eshte permbajtur vendimit te meparshem duke kerkuar lenien ne fuqi te tij. Gjykata e Vlores nuk ka marre parasysh kerkesen per revokim duke i kujtuar te drejten te pandehurit qe te ankimohet ne instanca me te larta per kete vendim.
SEANCAT
Seanca e pare u be per revokimin e mases arrest me burg e kerkuar kjo nga avokati mbrojtes por gjykata vendosi ta lere ende ne burg bosin e mafies. Avokati mbrojtes konfirmoi me pas se do te ankimohet duke kerkuar ne Apel revokimin e mases se sigurise. Seanca e dyte ndaj kreut te organizates mafioze eshte mbajtur per nje leter-porosi qe vinte nga Italia. Prokuroria italiane kerkonte bllokimin e kompjuterit personal te Prudentinos dhe bllokimin e kartave te telefonit por Prokuroria shqiptare ka deklaruar se i duhet lene kohe per te hetuar. Sipas tyre sekuestrimi do te behet pasi Drejtesia shqiptare te vertetoje akuzat ndaj Albino Prudentinos.
ARRESTIMI
Arrestimi i 59-vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita. Pas arrestimit te mafiozit italian Albino Prudentino ne Shqiperi Prokuroria e Vlores nisi sekuestrimin e pronave te tij ne Tirane dhe Vlore. Prokuroria vuri ne sekuestro resortin Muza Park ne Mullet te Tiranes ish-resorti Artur si dhe restoranti ne pronesi te eksponetit te organizates Sacra Corona Unita ne Vlore i njohur si Piazza Italia. Ndaj Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdhrin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian. Prudentino rezulton te jete pronar i dy lokaleve luksoze me emer ne zonen e Ujit te Ftohte zone mjaft e frekuentuar ne qytetin e Vlores nje pasticeri dhe tjetra restorant ndersa planifikonte te hapte dhe nje kazino me lojera elektronike.

Bllokohen 1.7 heroine pranga kater korriereve
ELBASAN - Nje operacion antidroge i shtrire ne 3 qytete Elbasan Vlore dhe Durres ka mundesuar sekuestrimin e nje sasie te konsiderueshme heroine prej 1.7 kilogramesh dhe venien ne pranga te kater korriereve te droges. Policia e qytetit te Elbasanit ka mundur te sekuestroje 1.8 kg heroine ne qytetin e Vlores dhe ka vene ne pranga 4 persona ne kuader te operacionit te koduar Egnatia operacion i cili eshte shtrire edhe ne dy qytete te tjera. Te arrestuarit jane Briken Shkoza 23 vjec nga Durresi Seftim Troka 56 vjec nga Vlora Alger Lleshi 20 vjec nga Elbasani dhe Dritan Hoxha 18 vjec nga Durresi. Burime nga policia thane se perfundimi me sukses i ketij operacioni eshte bere pas hetimeve disamujore disa te kryera nga efektivet e sektorit kunder trafiqeve e narkotikeve prane Drejtorise se Policise Elbasan. Keta te fundit kane perdorur metoda speciale te hetimit ne bashkepunim me Prokurorine e rrethit. Gjate hetimeve eshte zbuluar se te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne periudha te ndryshme kane ushtruar aktivitet ne fushen e shitjes dhe shperndarjes se lende narkotike.
Dy dite me pare ne vendin e quajtur lagjja Partizani prane ish-kinemase Ali Demi ne qytetin e Vlores eshte bere e mundur kapja ne flagrance e Festim Trokes dhe Briken Shkozes te cilet dispononin nje sasi lende narkotike pluhur me ngjyre te kuqerremte e dyshuar si heroine. Nga informacionet e rezervuara mesohet se droga do te shperndahej ne Elbasan.

Akuzat e Priftit per kontrabande nafte pyetet Rezart Taci
TIRANE - Prokuroria e Tiranes ka marre ne pyetje nje dite me pare Rezart Tacin lidhur me kontrabanden e naftes te pretenduar nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Rezart Taci eshte president i kompanise Taci Oil dhe Armo kompania shteterore e privatizuar e cila merret me tregtimin e naftes se prodhuar ne vend. Taci eshte thirrur ne dijenine e personit qe ka dijeni per rastin. Te premten e shkuar prokuroria thirri per deshmi Priftin i cili deklaroi se kishte dorezuar prane organeve te hetimit dosjen qe kishte te bente me kontrabanden e naftes Virxhin naften e cilesise se dobet e cila sipas Priftit pasi nisej per eksport per tu perpunuar rikthehej dhe futej ne tregun vendas te karburanteve.

Nuk vijne avokatet shtyhet gjyqi i Gerdecit
TIRANE - Seanca ne ngarkim te te akuzuarve per tragjedine e Gerdecit eshte shtyre serish nga Gjykata e Tiranes. Kesaj radhe shkak eshte bere mungesa e dy avokateve mbrojtes te ish-funksionarit te larte te Ministrise se Mbrojtjes Shkelzen Madani. Pasi trupi gjykues priti per mese 20 minuta dy mbrojtesit ligjore dhe ata nuk u paraqiten u vendos jo vetem shtyrja e seances por edhe pezullimi i afateve te paraburgimit per te gjithe te pandehurit. Kjo do te thote qe koha deri ne seancen e radhes asnjerit prej tyre nuk do tiu llogaritet si periudhe paraburgimi. Nderkohe seanca e kaluar nuk u zhvillua per shkak te mungeses se gjyqtares Fatmira Hajdari.

Perplasen dy makina plagosen kater persona
FUSHE-KRUJE - Nje aksident rrugor me pasoje plagosjen e 4 personave ka ndodhur gjate oreve te vona te nates ne aksin rrugor Fushe-Kruje - Lezhe ku si pasoje e perplasjes se dy automjeteve jane plagosur 4 persona. Nuk behen me dije identitetet e te plagosurve por mesohet se dy nga te plagosurit te cilet jane ne gjendje te rende jane derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane per te marre nje ndihme me te specializuar. Dyshohet se shkak i aksidentit eshte bere shpejtesia e madhe me te cilen udhetonin dy automjetet si dhe lageshtira ne rruge. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve te aksidentit.

19 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›