Izraeli sulmon 12 objektiva në Rripin e Gazës
Gaza -Edhe gjatë natës së shkuar, avionët izraelit nuk kanë ndalur sulmet e tyre në drejtim të Rripit të Gazës, duke goditur 12 objektiva në qytetin e shkatërruar nga lufta. Gjithsesi, sulmet e mbrëmshme përbëjnë numrin më të ulët të sulmeve që nga fillimi i operacionit kundër Hamasit përpara 17 ditësh, njoftoi sot ushtria. Aviacioni mori në shënjestër disa qendra të grumbullimit të armëve në shtëpi të aktivistëve të Hamasit, tunele kontrabandë dhe elementë të armatosur", shtoi një zëdhënës ushtarak. Që në fillim të operacionit "Plumbi i ashpër" më 27 dhjetor, ushtria izraelite ka ndërmarrë mesatarisht rreth 40 sulme ajrore natën në Rripin e Gazës.
Për të tretën natë radhazi, asnjë raketë nuk është hedhur që nga Rripi i Gazës kundër territorit izraelit, shtoi ushtria. Gjatë tri ditëve të fundit, grupet e armatosura palestineze kanë hedhur raketa në orët e para të mëngjesit. Që nga fillimi i sulmit të Izraelit kundër Rripit të Gazës, kanë mbetur të vdekur më shumë se 800 persona, rreth 150 prej të cilëve fëmijë e shumë të tjerë gra dhe pleq.