E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi hiri vullkanik anulon fluturimet

Linjat ajrore ne Indonezi kane anuluar fluturimet per ne aeroportet prane malit te Merapit per shkak te reve te hirit te leshuara nga vullkani me te njejtin emer.

Disa fluturime nga Singapori ne Malajzi jane anuluar dhe qeveria ka paralajmeruar linjat e tjera qe te mos ndermarrin rruge te tjera pikerisht per shkak te hirit.

Te pakten 38 persona kane humbur jeten qe kur Merapi filloi te aktivizohej javen e kaluar. Shkencetaret kane paralajmeruar se vullkani mund te vazhdoje te qendroje i ndezur edhe per njefare kohe.

Mund te zgjase per disa jave apo edhe muaj ka deklaruar studiuesi Subandrio per agjencine franceze te lajmeve AFP.

Ne fillim te dites se sotme llava e kuqe dukej qarte ne kraterin e vullkanit qe ndodhet rreth 20 milje larg qytetit te Jogiakartes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›