E Diel, 1 Nëntor 2026

Karaibe stuhija Tomas vret 14 persona

Te pakten 14 persona kane humbur jeten ne ishullin Santa Lucia ne Karaibe pasi stuhija e fuqishme Tomas shkaktoi rreshqitje masive toke.

Ministri i Turizmit Allan Chastanet ka deklaruar per mediat lokale se qyteti jugor Soufriere eshte goditur me shume dhe se tani ngjan me nje zone lufte.

Ndersa kryeministri Stephenson King ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme ne tere ishullin dhe ka kerkuar ndihme nderkombetare.

Nderkohe stuhija ka shkaterruar disa ura duke ndare kryeqytetin me pjesen tjeter te ishullit.

Aktualisht stuhija Tomas eshte drejtuar per ne Haiti ku rreth 1.3 milione banore vazhdojne te jetojne ne tenda per shkak te termetit te janarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›