E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakot-bombe mbledhje urgjente e BE

Alarmi per terrorizem i shkaktuar nga pakot-bombe do te jete ne qender te diskutimeve ne takimin e perfaqesuesve te 27 vendeve anetare te BE qe do te mblidhen te premten ne Bruksel.

Zyrtaret do te pergatisin terrenin per diskutimin e ministrave te Brendshem te cilet do te takohen te henen e ardhshme.

Nderkohe edhe Belgjika ka bllokuar ardhjen e pakove dhe mallrave nga Jemeni duke ndjekur keshtu masat e marra nga Gjermania Britania Franca e Holanda.

Por fenomeni i pakove-bombe pervec se ne Jemen eshte regjistruar edhe ne Greqi ku diten e djeshme policia bllokoi kater te tilla.

Ndersa sot ne ambasaden e Zvicres ne kryeqytetin helen eshte regjistruar nje shperthim i cili per fat te mire ska shkaktuar viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›