E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, mijëra banorë ende nën frikën nga vullkani

Sipas të dhënave të disa zyrtarëve vendas, vullkani i cili e filloi aktivitetin ditën e diel, vazhdon të mbetet shumë i rrezikshëm. Vullkanologët bëjnë të ditur se megjithëse vullkani nxjerr shumë herë më pak tym dhe hi në atmosferë, ai mbetet jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Rreth 30 mijë persona janë detyruar të evakuohen nga një zonë që ndodhet në një rreze prej 6 kilometrash rreth vullkanit që hyri në aktivitet për herë të parë të dielën pas 400 vjetësh. “Instrumentet tona kanë regjistruar lëkundje që vazhdojnë, gjë që do të thotë se ka një lëvizje të magmës”, theksoi vullkanologu Agus Budianto.

Sipas tij, situata mbetet shumë e rrezikshme për banorët që jetojnë pranë vullkanit. “Mendojmë se vullkani mund të shpërthejë përsëri së afërmi”, shtoi ai. Sinabung bën pjesë tashmë në 69 vullkanet aktivë që ka arkipelagu indonezian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›