OKB, Turqia merr presidencën e Këshillit të Sigurimit
Sipas agjencisë së lajmeve Anadolli, gjatë mandatit Turqia do të drejtojë dy mbledhje në nivel të lartë. Më 23 shtator presidenti turk Abdullah Gyl do të drejtojë një mbledhje për mbrojtjen e paqes ndërsa më 27 ministri i Jashtëm, Ahmed Davutollu, do të drejtojë një mbledhje për luftën kundër terrorizmit.
Turqia është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit që prej muajit janar dhe do të qëndrojë e tillë deri në janar të vitit 2011. Gjithsej 15 anëtarët, përfshi pesë të përhershmit, e marrin presidencën e Këshillit të Sigurimit në rend alfabetik. Turqia e mbuloi një herë këtë pozicion në qershor të vitit të kaluar.