E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama shënon fundin simbolik të misionit në Irak

Nga zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë, rezervuar për raste të veçanta, Obama do t’i drejtohet bashkatdhetarëve të tij me një fjalim televiziv duke nisur nga ora 20:00. Mëngjesin e sotëm ai zhvilloi një vizitë në bazën ushtarake të Teksasit ku u takua me ushtarët.

Zëvendëspresidenti Xho Bajden, i ngarkuar për të ndjekur çështjen e Irakut, zhvilloi një vizitë zyrtare në këtë vend, e gjashta në 18 muaj. Numri i trupave të ushtrisë amerikane në Irak është ulur në më pak se 50 mijë dhe duke nisur nga e mërkura, ata do të ngarkohen për të trajnuar dhe ndihmuar ushtrinë irakiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›