E Shtunë, 31 Tetor 2026

Todorov nuk do ta tërheqë librin e gjeografisë

Shkup, 31 gusht - Edhe pas protestave të vazhdueshme të shqiptarëve, për tërheqjen nga përdorimi të teksteve shkollore që kanë përmbajtje të papranueshme për ta, Minisria e Arsimit të Maqedonisë ka vendosur që edhe këtë vit disa prej tyre të mos ndryshojnë, raporton KTV. Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov deklaroi se libri i gjeografisë për nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme nuk do të tërhiqet. “Viti shkollor fillon të mërkurën më 1 shtator, ashtu si çdo vit. Do të mësohet me librat që janë përdorur para tre ose pesë viteve”, është shprehur Nikola Todorov, ministër i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë. Në këtë tekst shqiptarët jepen si pasardhës të romëve, turqve dhe çerkezëve, madje arrihet deri aty, saqë thuhet në një kapitull të veçantë se "shqiptarët e Maqedonisë janë maqedonas të islamizuar". Në këtë libër gjithashtu theksohet se shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur në Maqedoni para 220 vjetësh e vendosja e tyre nga Shqipëria dhe Kosova akoma vazhdon, edhe pse është e rrezikshme për Maqedoninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›