E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, një tërmet i fuqishëm godet ishullin Sumatra

"Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale", deklaroi për agjencinë Reuters kreu i departamentit të sizmiologjisë në agjencinë meteoroligjike.

"Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në qytetin Bukittinggi, duke shkaktuar panik te banorët që braktisën shtëpitë e tyre për të dalë në rrugë", tha ai.

Sipas agjencisë, tërmeti kishte një fuqi prej 7 ballësh të shkallës Rihter dhe goditi zonën Kepuluan Mentawi në një thellësi prej 50.8 kilometrash.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›